Nigeria ka fituar 1-0 ndaj Egjiptit në ndeshjen e parë në fazën e grupeve të “Kupës së Afrikës”.
Golin e vetëm dhe të fitores për nigerianët e ka shënuar Kelechi Iheanacho, në minutën e 30-të, pas një asistimi nga Joe Aribo.
Egjipti në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Guinea-Bissaun, teksa Nigeria me Sudanin. /albeu.com/