Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbullën, sot është një ditë e veçantë. Mbrojtësi i Romës ditën e sotme bën 22-vjeç ku ka marrë edhe shumë urime një tifozët, por edhe nga vetë klubi verdhekuq.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Roma bën urimin për 22-vjeçarin, teksa kanë zgjedhur që këtë urim t’ia bëjnë përmes disa videove ku mbrojtësi luan me skuadrën italiane.
“Sot mbrojtësi ynë mbush 22-vjeç”, shkruan Roma që postoi një video nga disa momente të Kumbullës gjatë ndeshjeve. Vetë shifrat e moshës tregojnë qartësisht të ardhmen që e pret këtë lojtar, që ka shumë potencial./ h.ll/albeu.com
? Tanti auguri, @KumbullaMarash! ?
Oggi il difensore giallorosso compie 22 anni! ?#ASRoma pic.twitter.com/96SEraMw9T
— AS Roma (@OfficialASRoma) February 8, 2022