Kumbulla flet për dëmtimin me Kombëtaren, ndodhi gjatë pjesës së dytë por vazhdova lojën

Marash Kumbulla ishte i pafat në këtë grumbullim me kombëtaren, teksa pësoi një dëmtim në menisk. Teksa ishte në fushë për ndeshjen e parë të këtyre kualifikuesve ndaj Andorrës, mbrojtësi i Romës ka ndjerë një shqetësim, por ka vazhduar lojën.

Më pas e ka kuptuar se dëmtimi është serioz dhe në këtë formë, u detyrua të braktiste grumbullimin për t’u rikthyer në Itali. Nga Roma, Kumbulla ka folur rreth dëmtimit, ndërsa shprehet se i ndodhi në pjesën e dytë, por vazhdoi lojën.

“Si jam? Të shohim, nuk e di. Nuk jam i shqetësuar, por të shohim se çfarë do të thonë analizat. Dëmtimi më ndodhi në pjesën e dytë ndaj Andorrës, ndjeva një shqetësim por vazhdova edhe sepse isha i nxehtë dhe ia dola ta mbyllja ndeshjen. Por, më pas në dhomat e zhveshjes kisha probleme”, u shpreh Kumbulla.

Shtuar 29.03.2021 03:03