Kreu i tifozëve të Lacios u ekzekutua nga një profesionist, autori dyshohet se fshihet në Spanjë

I dyshuari kryesor për vrasjen e “Diabolik”, sipas Fabrizio Pisitelli është Raul Esteban Calderon, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për arrestimin e tij, pasi ai besohet se fshihet në Spanjë.

Autoritetet italiane po përpiqen të hedhin dritë mbi vrasjen e Fabrizio Pisitelli. I njohur ndryshe si “Diabolik”, ai ishte drejtuesi i tifozëve të organizuar të Lacios dhe u vra me armë zjarri në gusht të 2019-ës në parkun e ujësjellësve të Romës, marrë nga Sport Fm.

Ekzekutimi është motivuar nga tifozët, ku 50-vjeçari me rrënjë në Argjentinë ka rënë i vdekur në vend. Autoritetet kanë identifikuar Raul Esteban Calderon si të dyshuarin kryesor dhe një gjykatë italiane ka vendosur se ai është një ekzekutues profesionist.

Calderon u identifikua përmes dëshmive të qytetarëve që ndodheshin pranë ngjarjes, por edhe nga kamerat e sigurisë, duke dalluar disa tatuazhe karakteristike që ekzekutori ka në duar.

Megjithatë, Calderon i shpëton arrestimit dhe thuhet se ndodhet jashtë Italisë. Ai me siguri ndodhet për momentin në Spanjë, prej nga vjen, ku të dy vendet kanë hapur një kanal për arrestimin e tij, ndërsa italianët po bisedojnë me autoritetet e vendeve të tjera, në rast se ai do të “lëvizë” diku tjetër.

Ai përshkruhet si një “njeri veçanërisht i rrezikshëm”, i cili është një ekzekutues profesionist. /albeu.com/


Shtuar 21.12.2021 21:49