Anglia po përgatitet për një prej sfidave epike. Përballë është rivali i përjetshëm, armiku i shumë betejave, një duel që del jashtë edhe aspektit sportiv, por është edhe një përballje mes dy vendeve që gjithmonë kanë qënë në dy brigje të ndryshme. 3 luanët e mbyllën grupin në vendin e parë me dy fitore dhe një barazim, asnjë gol i pësuar por vetëm dy gola të shënuar.
Rezultatet kanë ardhur, loja e bukur jo dhe për këtë arsye kritikat kanë rënë mbi Gareth Southgate. Anglia ka 9 ndeshje që nuk humbet, prej të cilave ka fituar 8, dhe ku ka pësuar vetëm 1 gol me Poloninë, megjithatë nuk mjafton për të ngrohur zemrat e tifozëve, madje një pjesë e konsiderueshme e tyre sipas një sondazhi të kryer mendon që britanikët do të eliminohen nga “pancerat” gjerman.
Southgate dy ndeshjet e para ka përdorur Foden, Kane e Sterling në sulm me Mason Mount në mesfushë, tekniku bëri disa ndryshime kundër Republikës Çeke duke aktivizuar Grealish, lojtari që tifozët duan më shumë dhe që City po shpeznon 100 milion paund për ta afruar. Pak minuta ka patur edhe për Saka e Sanchon dy futbollistë të tjerë që ndoshta meritojnë më tepër.
Loja nga krahët nuk ka funksionuar në perfeksion sepse janë shfrytëzuar pak inkursionet por edhe vetë të Bukayo Sakas që është një lojtar i cili mund të bëjë shumë mirë nga e djathta. Tekniku ka fare pak kohë për të konturuar formulën anti-Gjermani dhe për të riukthyer entuziazmin tek tifozët anglez.