Rrëzohet një avion privat në Gjermani, humbin jetën tre persona

Tre persona humbën jetën pasi një avion i vogël privat u rrëzua të dielën në një fushë pranë Mönchengladbachut, në pjesën perëndimore të Gjermanisë, bëri të ditur policia.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për një avion tip Cessna, i cili ishte nisur nga aeroporti i Hilversumit, në veri të Utrechtit në Holandë. Sipas televizionit gjerman WDR, pak pasi hyri në hapësirën ajrore gjermane, avioni humbi lartësi dhe u përplas në orët e mëngjesit pranë komunitetit Erkelenz-Gerderath.

Shërbimet e emergjencës shkuan me urgjencë në vendin e aksidentit, por konfirmuan se tre personat që ndodheshin në bord kishin ndërruar jetë.

Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike nga autoritetet gjermane. Ndërkohë, ka nisur hetimi për të zbardhur shkaqet e rrëzimit.


Shtuar 14.09.2026 21:43

sultanbeyli escortparla iptvjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom