Kosova ka arritur të fitojë thellë në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kombeve ndaj Qipros me rezultatin 5-1.
Dardanët e nisën mbarë që në minutën e 22-të me një super gol nga Muslija. Golin e dytë vendasit e gjetën në minutën e 46-të të pjesës së parë me anë të Rrudhanit.
Pjesa e dytë filloi furishëm për Kosovën, ku Rashani dhe Muriqi shënuan dy gola të shpejtë, në minutën e 47-të dhe në të 52-të.
Miqtë arritën të shënonin golin e vetëm në minutën e 81-të me anë të Roberge. Për të vulosur sfidën, Muriqi shënon golin e tij të dytë personal dhe të pestin për kombëtaren e tij në minutën e 84-të./ h.ll/albeu.com