Koret raciste të Fernandez, Çelsi në kaos, Federata Franceze dhe ajo Argjentinase në “luftë”

“Luajnë për Francën, por janë nga Angola. Nëna e tij është nga Nigeria, babai nga Kameruni, por ai përfaqëson Francën”. Koret e kënduara në autobusin e Argjentinës pas triumfit në Copa America 2024 në Majemi i kanë dhënë jetë një incidenti të madh ku janë përfshirë shumë faktorë.

Çelsi do të hetojë videon e postuar në rrjetet sociale nga mesfushori Enco Fernández, e cila përfshinte një thirrje të konsideruar raciste dhe diskriminuese ndaj lojtarëve të kombëtares franceze, që tashmë është bërë objekt padie në FIFA.

Federata Franceze e Futbollit ka dërguar në FIFA çështjen duke akuzuar Federatën Argjentinase për racizëm.

Klubi anglez lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër mëngjesin e sotëm – pa përmendur emrin e lojtarit – ku thuhet se do të kryhet një hetim i brendshëm dhe ndërkohë do të merret parasysh ndjesa publike e lojtarit.

Në Instagram është postuar një video në të cilën lojtarët e kombëtares argjentinase shfaqen duke kënduar një këngë për origjinën e lojtarëve francezë, krijuar rreth Kupës së Botës 2022 nga tifozët argjentinas.

“Chelsea i konsideron të gjitha format e sjelljes diskriminuese krejtësisht të papranueshme. Ne krenohemi që jemi një klub i larmishëm dhe gjithëpërfshirës, ​​ku njerëzit e të gjitha kulturave, komuniteteve dhe identiteteve ndihen të mirëpritur. Ne e njohim dhe vlerësojmë faljen publike të lojtarit tonë dhe do ta përdorim këtë si një mundësi edukimi. Klubi nisi një proces të brendshëm disiplinor”.

Shoku i skuadrës së Fernandez te Çelsi, Uesli Fofana e përshkroi momentin si “racizëm të shfrenuar”. Së bashku me Malo Gusto dhe Aksel Disasi nuk e ndjekin më mesfushorin argjentias në Instagram. Në orët e fundit të njëjtën gjë ka bërë edhe Armando Broja.


Shtuar 17.07.2024 14:41