Koha për “paqe”? Ky është baneri i hapur nga tifozët e Lazios për Hysajn pranë “Olimpicos” (FOTO LAJM)

“Paqe” në horizont, mes tifozëve fashistë të Lacios dhe mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj. Pas polemikave absurde të krijuara 2 ditë më parë, ku shkak u bë kënga “Bella Ciao” e kënduar nga shkodrani gjatë prezantimit me skuadrën, ditën e sotme, një banderolë në mbështetje të shqiptarit, është shfaqur jashtë stadiumit “Olimpico”.

“Daje Hysaj” (Forca Hysaj), shkruhej në këtë banderolë. Shqiptari gëzon mbështetjen e madhe të klubit, shokëve të skuadrës si dhe mijërave tifozëve të kaltër, pavarësisht situatës së fundit të krijuar.


Shtuar 21.07.2021 11:45