Izraeli pritet të ndryshojë pesë lojtarë ndaj Kosovës, Shimon përgatit formacion të ri

Kombëtarja e Izraelit pritet të paraqitet me një formacion të ndryshuar në përballjen me Kosovën, pasi përzgjedhësi Ran Ben Shimon synon të reagojë pas dy humbjeve të para në Ligën e Kombeve.

Të lidhura

None found

Sipas mediumit izraelit “Sport5”, tekniku pritet të bëjë pesë ndryshime në 11-shen që e nisi humbjen 3-0 ndaj Irlandës. Izraeli do të luajë të enjten kundër Kosovës në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit, me objektivin për të siguruar pikët e para në këtë edicion.

Ndërhyrja kryesore pritet të ndodhë në portë. Daniel Peretz parashikohet të pushojë për shkak të rotacionit, ndërsa në vendin e tij pritet të aktivizohet Omri Glazer.

Në stol mund të përfundojnë edhe katër futbollistë të rëndësishëm: Oscar Gloukh, Roy Revivo, Gabi Kanikowski dhe Dor Turgeman. Ndërkohë, Revivo nuk e ka përfunduar stërvitjen e së mërkurës.

Pas disfatës së thellë ndaj Irlandës, Ben Shimon kishte paralajmëruar ndryshime të forta. Raportimet e ditëve të fundit bëjnë me dije se përzgjedhësi kërkon një ekip më agresiv dhe më të qëndrueshëm në mbrojtje, pasi paraqitjet e fundit janë vlerësuar si më të dobëta se pritshmëritë.

“Sport5” ka publikuar edhe formacionin e mundshëm të Izraelit. Në portë pritet të jetë Omri Glazer; në repartin defensiv Anan Halaili, Raz Shlomo, Nikita Stoyanov, Idan Nahmias dhe Liel Abada; në mesfushë Eliel Peretz, Dor Peretz dhe Eitan Azoulay, ndërsa në vijën e sulmit Manor Solomon dhe Tai Baribo.

Ky formacion do të përbënte një ndryshim të madh krahasuar me 11-shen që luajti nga minuta e parë në humbjen 3-0 ndaj Irlandës, ku ishin titullarë Gloukh, Kanikowski, Revivo dhe Turgeman.

Izraeli vjen në këtë ndeshje pas dy humbjeve në Ligën e Kombeve: 3-1 ndaj Austrisë dhe 3-0 kundër Irlandës. Për këtë arsye, takimi me Kosovën shihet si mundësia e parë për të reaguar dhe për të regjistruar pikët e para në këtë fushatë.

Formacioni i mundshëm i Izraelit: Omri Glazer; Anan Halaili, Raz Shlomo, Nikita Stoyanov, Idan Nahmias, Liel Abada; Eliel Peretz, Dor Peretz, Eitan Azoulay; Manor Solomon, Tai Baribo.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş