Kapiteni Eli Dasa: Kosova është një kundërshtar i shkëlqyer

Kapiteni i Izraelit, Eli Dasa, ka folur me vlerësim për përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa ka pranuar se kritikat ndaj ekipit të tij pas dy humbjeve të para në Ligën e Kombeve janë të merituara.

Të lidhura

None found

Dassa doli në konferencën për shtyp të mërkurën, së bashku me përzgjedhësin Ran Ben Shimon, përpara takimit me Kosovën, i cili do të luhet të enjten në orën 21:45 në Debrecen të Hungarisë.

Izraeli e ka nisur këtë edicion me dy disfata në po aq ndeshje dhe në përballjen e radhës do të kërkojë pikët e para.

Duke folur për situatën e skuadrës, kapiteni izraelit theksoi se ekipi po përballet me një periudhë të vështirë dhe se rezultatet e dobëta kanë sjellë reagime të shumta.

“Nuk po kalojmë ditë të lehta dhe duhet të analizojmë veten. Në futboll, gjithmonë vjen ndeshja e radhës dhe për ne tani është Kosova. Kemi nxjerrë mësimet tona, ndërsa njerëzit kërkojnë të shohin rezultate. Në ndeshjen e kaluar dhamë shumë nga ana emocionale, por në sfidën e ardhshme duhet ta ndërpresim këtë seri”, deklaroi kapiteni i Izraelit.

Dassa e cilësoi Kosovën një skuadër me shumë cilësi dhe një kundërshtar të fortë për sfidën e së enjtes.

“Kosova është një ekip i shkëlqyer”, tha ai.

Izraeli do të synojë të reagojë pas humbjeve ndaj Austrisë dhe Irlandës. Ndeshja kundër Kosovës në Debrecen zhvillohet të enjten, duke nisur nga ora 21:45.


sultanbeyli escortpusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetMadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobetholiganbet