Tashmë është zyrtare. Cadiz ka vendosur të shkarkojë trajnerin e tyre Alvaro Cervera për shkak të rezultateve të dobëta që po kalon skuadra andaluziane këtë sezon.
Ecuria e keqe e rezultateve të skuadrës, e cila grumbullon 7 ndeshje pa fituar, me 5 humbje, në La Liga Santander ka bërë që Manuel VizcaIno, Bordi i Drejtorëve të tij, të marrë vendimin për të shkarkuar njeriun që i çoi nga Divizioni i Dytë B në La Liga. /albeu.com/