Barcelona merr tri pikë të mëdha si mysafir i Cadiz

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Cadiz si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të javës 31-të të La Liga.

Cadiz e nisi mirë ndeshjen duke rrezikuar me Javi Hernandez dhe Juanmi, por pa sukses.

Barcelona gjeti epërsinë në minutën e 37-të, kur Joao Felix gjuajti bukur me gërshërë për të shënuar për 1-0.

Në minutën e 45-të, Barcelona ka mundur të shtojë epërsinë, por gjuajtja e Fermin Lopez u ndal ën vijën e portës nga njëri prej mbojtsëve.

Barcelona ka vazhduar edhe në pjesën e dytë me raste, kur Ferran Torres, Andreas Christensen dhe Joa Felix kishin raste të mira.

Diadie Samassekou i Cadiz ka mundur të barazojë rezultatin, por gjuajtja e tij u ndal nga Marc Andre ter Stegen.

Kjo fitore e mban Barcelonën në vendin e dytë me 70 pikë, tetë më pak se Real Madridi. /Telegrafi/


Shtuar 13.04.2024 23:09