Në Oldham po përjetojnë momentet më të vështira të historisë së tyre.
Skuadra e Mançesterit, një nga anëtarët themeluesit të Premier League në 1992 pësoi një humbje të dhimbshme (1-2) nga Salford, rezultat që vulosi matematikisht rënien e saj në kategorinë e 5-të angleze.
Kjo është hera e parë që një nga 50 klubet që kanë luajtur në Premier League zbret në kategorinë amatore. Natyrisht, ky zhvillim nuk u ka pëlqyer aspak miqve të Oldamit, të cilët kanë pushtuar fushën pas ndeshjes ndaj Salfordit. Fatmirësisht, protesta e tyre ishte paqësore, pasi gjithçka që ata bënë ishte shpalosja e një pankarte kundër drejtuesve të klubit ku shkruhej: “Largohu nga klubi ynë”. /albeu.com/
Increasingly chaotic scenes at Boundary Park.
Oldham fans are on the pitch and play is halted.#OAFC pic.twitter.com/cdvFTcUhig
— BBC Sport Manchester (@BBCRMsport) April 23, 2022