Klopp thotë se do të bëhet shumë nervoz nëse tifozët e Liverpoolit nuk e lënë të qetë lojtarin

Jurgen Klopp u ka kërkuar tifozëve të Liverpoolit që të ndalojnë së bërtituri që Joe Gomez të gjuajë, ndërsa ai ende pret golin e tij të parë.

Mbrojtësi ka luajtur 233 ndeshje për Liverpoolin, por pa e gjetur rrjetën.

“Tani ai luan si mesfushor defanziv dhe mënyrën se si luajti absolutisht i çmendur. A mund t’i pyes njerëzit, sado qesharake – lëreni djalin të qetë”, ka deklaruar Klopp.

“Një ditë do të shënojë, le ta gjejë vetë momentin. Nëse edhe një herë qëllon nga 40 metra vetëm sepse njerëzit po i thonë, atëherë me të vërtetë do të zemërohem, por siç thashë, çfarë djali, çfarë loje”, ka shtuar më tej gjermani

Gomez është natyrisht një qendër-mbrojtës, por ai ka luajtur në krahun e mbrojtjes për të mbuluar Andy Robertson, Kostas Tsimikas dhe Trent Alexander-Arnold.

Por, ai mund të luajë edhe në mesfushë për shkak të lëndimeve të Dominik Szoboszlai, Ryan Gravenberch, Wataru Endo, Curtis Jones, Thiago Alcantara dhe Stefan Bajcetic. /Telegrafi/


Shtuar 29.02.2024 22:53