Klopp komentoi fjalët e Salah në Kupën e Afrikës në të cilat ai iu referua negociatave për rinovimin e kontratës së tij:
“Sot është e rrezikshme të japësh këto intervista. Unë e di se çfarë do të thotë Mo dhe ne duam që ai të qëndrojë. Ja ku jemi. Këto gjëra duan kohë, nuk mund t’i ndryshoj.
Gjithçka është në vendin e duhur. Ka shumë gjëra në negociata. Ka një palë të tretë (agjenti), por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, është një proces normal.
Gjithçka është në rregull, jo e mbyllur, por ne po flasim. Ai është një lojtar i klasit botëror. Sigurisht që ne duam ta mbajmë atë. Tani le të shohim se si do të shkojë. Kjo është ajo,” shprehet Klopp.
Ende nuk ka asnjë të qartë mbi të ardhmen e egjiptianit dhe fjalët e fundit duket se e kanë “turbulluar” ekoma më shumë situatën e tij. r.t/albeu.com