Hungaria do të luajë ndeshjen e parë të Europianit ndaj Portugalisë në shtëpi, teksa është vendosur që në stadiumin “Puskas Arena” të lejohen numër i plotë tifozësh, duke mos pasur kufizime.
Kapaciteti i stadiumit është 61 mije vende dhe pritet që në ndeshjen e Hungarisë ndaj Portugalisë të jetë plot.
Kjo do jetë e vetmja ndeshje e grupeve të Europianit, e cila do të zhvillohet me tifozë në 100% të kapacitetit.
Për sa i përket ndeshjeve në shtetet e tjera, në Baku në Azerbajxhan do të lejohet 50% e stadiumit me tifozë, në Sevilje dhe Glasgou 30%, ndërsa në Romë dhe Londër do jetë 25% e kapacitetit të stadiumit me tifozë.
Kujtojmë se Hungari-Portugali do të luhet më 15 qershor dhe do jetë ndeshja e parë për të dyja kombëtaret në Euro 2020.