Kërcimi i Erling Haaland për pak theu rekordin e Cristiano Ronaldos

Erling Haaland la pa fjalë tifozët në mbrëmjen e djeshme, kur Manchester City fitoi nga Copenhagen me rezultat 3-1.

Ylli norvegjez fluturoi 2 metra e 34 centimetra për të gjuajtur gërshërë në ndeshjen Ligën e Kampionëve, por që nuk arriti të shënojë.

Përpjekja e Haaland u krahasua me golin mahnitës të Cristiano Ronaldos për Real Madridin kundër Juventusit në 2018.

Me atë rast, superylli portugez u ngrit 2 metra e 38 centimetra për të kthyer një goditje të jashtëzakonshme pas krosimit të Dani Carvajal.

Ronaldo mori vlerësime dhe duartrokitje nga tifozët e Juventusit, të cilëve do t’i bashkohej më vonë atë vit. /telegrafi


Shtuar 14.02.2024 22:51