Mundësia nis përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2027-ës, Shehaj: Do të përfaqësohemi në çdo Këshill Bashkiak

Partia Mundësia ka nisur organizimin për zgjedhjet lokale të pranverës së vitit 2027, ku synon të garojë me kandidatët e saj. Kreu i forcës politike, Agron Shehaj, njoftoi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale se strukturat kanë filluar punën për procesin zgjedhor.

Shehaj u bëri thirrje shqiptarëve që dëshirojnë të kontribuojnë për të ardhmen e vendit të bashkohen me ekipin e Partisë Mundësia, veçanërisht atyre që duan të përfaqësojnë komunitetet dhe qytetet e tyre në këshillat bashkiakë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, kjo forcë politike synon të ketë për herë të parë anëtarë në çdo Këshill Bashkiak në të gjithë Shqipërinë. Për këtë qëllim, strukturat e partisë janë mbledhur dhe kanë nisur mobilizimin në kuadër të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

“Zgjedhjet vendore po afrohen! Partia Mundësia do të ketë për herë të parë anëtarë në çdo Këshill Bashkiak në të gjithë Shqipërinë. Bravo, Mundësia!”, shprehet Shehaj në video-mesazhin e tij.

Kreu i Partisë Mundësia theksoi se dera e kësaj force politike është e hapur për çdo person që synon të përfaqësojë me ndershmëri, besnikëri dhe dinjitet komunitetin e tij në Këshillin Bashkiak.

“Ftojmë të gjithë shqiptarët të na bashkohen! Kushdo nga ju që do të përfaqësojë në mënyrë të ndershme, besnike dhe me dinjitet komunitetin e tij, qytetin e tij në Këshillin Bashkiak, është i ftuar t’i bashkohet Partisë Mundësia. Shqipëria, e ardhmja e Shqipërisë ka nevojë për kontributin e secilit prej nesh. Dhe Partia Mundësia është e hapur për këdo që do të japë kontributin e vet”, deklaroi ai.

Shehaj nënvizoi se puna për zgjedhjet e ardhshme do të jetë e madhe dhe se numri i anëtarëve që do të sigurojë partia do të varet nga angazhimi i saj dhe vota që qytetarët do t’i besojnë.

“Ju presim sepse na pret një punë shumë e madhe. Se sa anëtarë do të kemi varet nga puna jonë dhe nga vota që qytetarët do të na besojnë”, përfundoi mesazhin e tij Agron Shehaj.


Shtuar 14.09.2026 19:23

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibom