Kë “shigjeton” Rodri? “Do të shkoja në ceremoni edhe nëse nuk do ta fitoja!”

Në një intervistë për “France Football”, fituesi i “Topit të Artë”, Rodri, ka “shigjetuar” Realin e Madridit për sjelljen e tyre në ceremoninë e këtij viti.

“Fakti se askush nga skuadra e Realit nuk u prezantua në ceremoninë e këtij viti nuk më pëlqeu edhe pse respektoj vendimin e secilit prej tyre. Unë nuk do të kisha vepruar në atë mënyrë”, tha Rodri, i cili qortoi delegacionin e klubit madrilen për bojkotin e bërë kur mësuan se Vinicius Zhunior nuk do të merrte trofeun.

“Kur je një lojtar i një kalibri të lartë duhet të shkoj në këto ceremoni edhe pse mund të mos jesh ti fituesi”, vazhdoi Rodri.

Për Rodrin ky triumf ishte “i vonuar” pasi Spanja duhet ta festonte në 2010. “Mendoj se mesfushori më i mirë spanjol që ka luajtur futboll ka qenë Insiesta. Ai e meritonte në 2010-ën”, tregon mesfushori i Sitit.

I pyetur nëse kishte marrë përgëzimet e fituesve të fundit të këtij trofeu spanjolli u përgjigj duke buzëqeshur: “Më lini të mendohem… Mesi, Modriç dhe Benzema asnjëri prej tyre nuk më ka uruar”.


Shtuar 10.11.2024 17:12