Katër gola në dhjetor, sulmuesi lë mbrapa Mbappe, shpallet lojtari i muajit në Ligue 1

Falë paraqitjeve të tij dhe mbi të gjitha golave ​​të tij, Marseille e Gattusos është ngjitur në renditje dhe është shumë pranë zonës së Champions League. Pierre-Emerick Aubameyang fitoi me meritë çmimin për lojtarin më të mirë të dhjetorit në Ligue 1, me sulmuesin gabonez që la mbrapa Kylian Mbappé dhe Alexandre Lacazette, protagonistë me Paris Saint-Germain dhe Lyon.

Katër gola të shënuar tregojnë se Aubameyang është në formë. 34-vjeçari po luan sezonin e parë në Stade Vélodrome (Marseille), ndërsa më parë vlen të përmend se ka luajtur në Francë për Monaco, Saint Ettiene dhe Caen. /balkanweb/


Shtuar 16.01.2024 23:31