Ditën e sotme do të zhvillohen 4 ndeshje të tjera, të vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve, të Kupës së Botës, “Katar 2022”.
Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Japonisë dhe Kosta Rikës, në stadiumin “Ahmad bin Ali”, ndeshje e cila do të hedhë më shumë “dritë”, mbi renditjen e grupit E.
Në orën 14:00, në stadiumin “Al Thumama”, vendi i 3-të i “Rusi 2018”, Belgjika, do të përballet me Marokun në një përballje e cila pritet të zbulojë ekipin e dytë që do të kalojë në fazën e eleminim direkt.
Ndërkaq, në orën 17:00 dhe 20:00 do të zhvillohen ndeshjet Kroaci-Kanada dhe supersfida Spanjë-Gjermani./albeu.com