Policia italiane ka ndaluar një tifozë që ngacmoi dhe e qëlloi me shuplakë në të pasme një gazetare.
Burri iu afrua gazetares italiane Greta Beccaglia gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë dhe e goditi me shuplakë në të pasmet. Ngjarja ka ndodhur pas një ndeshje futbolli në Firence, e cila bëri bujë në rrjetet sociale.
Beccaglia punon për TV Toscany, e denoncoi personin në fjalë për ngacmim dhe policia nisi një hetim dhe u mor vendimi që atij t’i ndalohet hyrja për tre vitet e ardhshme në stadiume.
Gjithçka ndodhi të shtunën në Firence, teksa futbollistët në Itali ishin bërë pjesë e në një fushate kundër dhunës ndaj grave. Ata mbanin shenja të kuqe në fytyrat e tyre si shenjë solidariteti dhe kundërshtimi ndaj abuzimit.
Personi që u dënua u identifikua si Andrea Serrani dhe është tifoz i Fiorentinës. Përveç ndalimit të pjesëmarrjes në vente sportive, ai mund ndëshkohet dhe me një gjobë të majme.