Kampioni shqiptar i MMA, Klorenc Dedja rikthehet në ‘kafaz’, synon fitoren e 6-të radhazi më 18 nëntor në Londër

‘Luftëtari’ shqiptar i MMA/ Klorenc Dedja rikthehet në ‘kafaz’, synon fitoren e 6-të radhazi më 18 nëntor në Londër

Numëron 5 fitore radhazi në kafaz, synon të gjashtën. “Luftëtari” shqiptar i MMA, Klorenc Dedja, rikthehet në një duel sfidues përballë Antonio Jorge Carvalho nga Brazili.

Dy nga ndeshjet ai i ka fituar me KO dhe tre të tjera me epërsi pikësh ndaj kundërshtarëve.

20-vjeçari shqiptar ka lindur në Londër dhe jeton në Britaninë e Madhe.

Ai konsiderohet nga ekspertët si e ardhmja e MMA në tokën ishullore,prandaj edhe të riun shqiptar e përkufizojnë trajnerët dhe ekspertët e këtij sporti luftarak si “i lindur për në kafaz (Born for the cage)”.

Edhe braziliani vjen nga një formë e mirë pasi ka fituar dy duelet e fundit.

Sfida e MMA në 18 nëntor duket interesante pasi të dy sportistët do të tentojnë fitoren e cila do t’i rankonte më lart në renditjen e të rinjve premtues, një mundësi kjo për duelet profesionale në të ardhmen.

Dhe jo pa qëllim, në një intervistë të dhënë për mediat shqiptare pak kohë më parë, Klorenc Dedja, shprehu ëndrrën e tij të ndeshej në UFC për titull.

“Synimi im është që të, ndeshem në UFC për titull. Sigurisht që jam në fillimet e mia të këtij sporti, dhe është një rrugë shumë e gjatë për të arritur atje. Por e di se çfarë dua, dhe çfarë duhet të bëj”, ka thënë Dedja.

Edhe pse i lindur dhe rritur në Britaninë e Madhe, Klorenc Dedja nuk i harron rrënjët shqiptare. Dhe pikërisht një tjetër ëndërr e tij është të zhvillojë një ndeshje në Tiranë përpara publikut shqiptar.

“Sigurisht do të doja të bëja një ndeshje në Tiranë. Kjo do të ishte një ëndërr për mua”, kanë qenë fjalët e tij bashkë me dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë.

Dueli i 18 nëntorit pritet të jetë mjaft emocionuese, ndërsa parashikimet e ekspertëve të MMA janë në favor të të riut shqiptar, Klorenc Dedja.

Çfarë është MMA?

MMA (Mixed Martial Arts) është sporti i kombinuar mes boksit dhe mundjes. Artet marciale të përziera. Gjithë përfshirja e sporteve luftarake në një sport i zhvilluar në Amerikë.

Ndiqet nga të rinjtë dhe është një trend qoftë edhe për grupmoshat e të rinjve. Kjo pasi ndihmon shumë në zhvillimin e tyre. Sot është një nga sportet më elitare në Amerikë dhe që ka mare shtrirje në gjithë botën. Stërvitja është pro natyrës njerëzore e në përputhje me peshën e njeriut.


Shtuar 9.11.2023 21:20