Kamerat kapën momentin kur Pickford filloi të fliste me veten (VIDEO)

Jordan Pickford u pa duke thënë “pa problem” me veten e tij përpara se të mbronte penalltinë e Jorginhos në finalen e Euro 2020.

Edhe pse Anglia humbi nga Italia në penallti, gardiani i Tre Luanëve performoi në mënyrë të mrekullueshme, duke mbrojtur dy, derisa i dha fund rekordit të anëtarit të Chelseat me saktësi të qind për qind nga penalltitë në nivelin ndërkombëtar.

Më herët gjatë gjuajtjeve, portieri i Anglisë kishte pritur një penallti kundër sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti i cili i dha avantazhin Anglisë.

Megjithëse, për shkak të dështimit nga penalltitë nga ana e Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, Jorginho kishte mundësinë të fitonte Euro 2020 për Azzurrët.

Sidoqoftë teknika e Pickford për të ndalur penalltinë funksionoi në përsosmëri dhe i dha Anglisë një tjetër shans.

Fatkeqësisht për Anglinë, sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka nuk ishte në gjendje të shënonte penalltinë e pestë e cila u ndal nga Gianluigi Donnarumma dhe siguroi trofeun e parë madhor të Italisë që nga fitorja e tyre në Kupën e Botës në vitin 2006.

Të dy Pickford dhe Donnarumma janë vlerësuar gjerësisht për performancat e tyre gjatë gjithë turneut me portierin e Evertonit duke marrë çmimin Golden Glove (Dorëza e Artë). /Telegrafi/

 

 


Shtuar 13.07.2021 11:31