Tifozët e Liverpool-it janë të zemëruar me Federatën Angleze.
FA, në fakt, ka zgjedhur arbitrin Anthony Taylor për ndeshjen e madhe të javës së 32-të të Premier League mes Manchester City-t dhe Të Kuqve.
Taylor ka lindur në Wythenshawe, lagje e Manchester-it. Arbitri ka konfirmuar në disa raste se nuk është tifoz me asnjë nga skuadrat e Manchester-it, por se mbështet Altrincham, skuadër e National League.
Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar tifozët e Liverpool-it që të pohojnë se “nuk mund të jetë më e qartë se çfarë do PGMOL (organi përgjegjës për arbitrat në futbollin profesionist anglez)”.
Ndeshja e 10 prillit do të vërë përballë dy skuadrat e para të renditjes, me ekipin e Guardiola-s që mban vendin e parë me 73 pikë, i ndjekur nga ai i Klopp me 72.
Tifozët e Të Kuqve nuk janë treguar aspak të butë në rrjetet sociale me komentet e tyre për përzgjedhjen e Taylor: “Një arbitër i lindur në Manchester. Nuk e di pse FA i bën këto gjëra: duket sikur ushqehen me polemika”, ka shkruar një tifoz.
Ndërsa një tjetër ka shkruar: “Ka mbaruar? 1 prilli ishte javën e kaluar!”. Një tjetër ka qenë më i papërmbajtur:
“Ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe kanë zgjedhur Taylor arbitër dhe Tierney në VAR. Ky është një mashtrim, nuk mund të jetë më e qartë se çfarë do PGMOL”.
Një tjetër ka shkuar më tej me akuzat: “Korrupsioni është në maksimum në Premier League. Atëherë t’ia dorëzojnë titullin Manchester City-t”.