Jemi disa orë larg ndeshjes së dytë të fazës së 1/16 të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe PSG.
Ka një lojtar që është protagonist, pa dyshim, se si do jetë rikthimi i tij në shtëpinë e tij për 15 vite. Sergio Ramos erdhi në klubin e bardhë si fëmijë dhe u largua si një legjendë dhe kapiten i madh.
Megjithatë tifozët madrilen duket se e kanë harruar shpejtë. Fotoja e tij si fëmije e publikuar nga “Madridista Real”, ka sjellë lloj lloj komentesh. Disa thonë Vinicius Jose Paixao de Oliveira Junior, të tjerë thonë se bëhet fjal për Josep Maria Bartomeu, disa tjerë Don Pesetero Ramos. /albeu.com
¿Quién es este pequeño que es leyenda absoluta del Real Madrid? pic.twitter.com/BXL8Y8imM1
— MadridistaReal (@RMadridistaReal) March 6, 2022