Juventusi “parakalon” Interin për Bremer, gati kontrata 5-vjeçare për ta veshur “bardhezi”

Juventusi ka parakaluar Interin për të siguruar shërbimet e Bremer nga Torino.

Gjithçka tregon një avantazh të qartë të Juventusit, i cili është hedhur me gjithçka pasi De Ligt është shumë pranë largimit.

“Zonja e Vjetër” do t’i ofrojë qendërmbrojtësit të Torinos një kontratë 5 vjeçare me një pagë 4.5 milion euro në sezon.

Gjithashtu Juve po avancon në bisedime edhe me qendërmbrojtësin e Fiorentinës Milenkovic që do t’i kushtojë klubit 15 milion euro.

Bremer – Milenkovic, pritet të jetë dyshja e së ardhmes së Juventusit me Chiellinin e De Ligt të larguar dhe Bonuccin në “perëndim”./albeu.com


Shtuar 18.07.2022 17:20