Juventusi është gjithnjë e më afër Pierre Kalulu. Pas operacionit të dështuar për Todibo, i cili nënshkroi për West Hamin, bardhezinjtë kanë vënë në shënjestër mbrojtësin 24-vjeçar, i cili shprehu dëshirën për t’u shitur.
Juventus ka një parim marrëveshjeje me Milanin mbi bazën e një huazimi (3.5 milionë euro) me të drejtë blerjeje 14 milionë euro plus 3 bonus dhe 10% për rishitjen e ardhshme, ndërkohë që po punohet për një marrëveshje me vetë Kalulu.
Te Milani që nga viti 2020, Kalulu ka luajtur 112 ndeshje, me 3 gola dhe 3 asistime të shënuara. Megjithatë, gjatë sezonit të kaluar, 24-vjeçari luajti 11 ndeshje.