Juventus prezanton fanellën e tretë, model kaleidoskopik dhe ngjyra të veçanta (FOTO LAJM)

Juventus ka prezantuar fanellën e tretë të ndeshjeve për sezonin 2022/2023 e cila tashmë është në dispozicion në dyqanin e Juventus për tifozët.

Klubi i Juventus ka lëshuar një deklaratë gjatë prezantimit të fanellës.

“Fanella e tretë 2022/2023 e realizuar nga Adidas është frymëzuar nga roza dhe bluja, ngjyrat historike të klubit që i bashkohen për një fanellë të freskët që nuk kalon pa u bënë re.

Ylli, riinterpretuar si pjesë e një modeli kaleidoskopik, është simboli i magjisë që përfaqëson historinë e klubit.

Krijuar për të ofruar rehati maksimale për tifozët, ai përmban teknologjinë e thithjes së lagështirës “Aeroready” dhe panele rrjetë që marrin frymë. Ky product përmban 100% material të ricikluara”, thuhej në njoftimin e klubit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.09.2022 10:57