Juventus dhe Alex Sandro duket se do të shkëputin marrëdhëniet e tyre që në merkaton e janarit.
Sipas “Calciomerkato”, Juventus nuk i ka bërë asnjë propozim për rinovimin e kontratës. 30-vjeçari brazilian duket se nuk e ka më të ardhmen e tij tek “zonja e vjetër”.
Kontrata e tij skadon në vitin 2023 por rinovimi nuk është propozuar nga klubi pasi i ka bërë me dije se nuk bënë më pjesë në planet e tyre.
Juventus dëshiron ta shesë Alex Sandron për të paktën 15 milion euro./h.ll/albeu.com