Juve ende po paguan për gabimet e Paraticit, si dhe mos arritja e marrëveshjes për Haaland

Juventus po vazhdon të paguajë për gabimet e bëra nga ish drejtori sportiv, Fabio Paratici, në transferime e lojtarëve dhe pavarësisht kësaj, italiani tani është punësuar nga Tottenhami.

Paratici preferoi të investonte në lojtarët që i prishnin kontratat e tyre me klubet, duke i rritur pagat e tyre te Juventusi, por kjo politikë ka dalur të jetë e dështuar, pasi shumë prej lojtarëve kanë dështuar dhe kanë mbetur në klub me rroga të mëdha.

Dështimi për të blerë yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland dhe vendimi për të investuar miliona në huazimin e Alvaro Moratas, kanë pasur ndikim të madh në gjigantët e Serie A.

Sportsmail ka evidentuar gabimet në tregun e lojtarëve të Paraticit, ndërsa Juventusi kërkon të mbledhë para nga shitjet e tyre për tu kthyer në rrugën e duhur.

Wojciech Szczesny

Ky ishte ndoshta kurthi më i madh i tregut në të cilin ra Paratici. Portieri polak është konsideruar lojtar i mirë dhe Paratici zgjodhi të autorizojë rinovimin e kontratës së tij të fundit deri në vitin 2024 për mbi 6 milionë euro pagë në vit.

Nëse ish-drejtori sportiv nuk do të vazhdonte me portierin, Juventusi do të kishte më pak probleme dhe mund të kishte blerë Gianluigi Donnarumma.

Polaku ka pasur një rënie të dukshme dhe të pashpjegueshme në shfaqjet e tij dhe nuk e justifikon pagën e tij të lartë.

Aaron Ramsey

Aventura e Aaron Ramsey me Juventusin po shkon keq e më keq.  Ai mbërriti në Juventus nga Arsenali, tri vera më parë me rekomandimin e Paraticit, por mesfushori uellsian nuk u gjetë asnjëherë në Torino dhe lëndimet e shumta e kanë bërë këtë gjë.

Gjatë Kampionatit Evropian mesfushori kishte deklaruar se i duhej përgatitje e veçantë fizike për të performuar sa më mirë, por nëse tre trajnerë të ndryshëm atletikë nuk arrinin ta kthejnë atë në 100 për qind, ndoshta shkaqet duhet të kërkohen te lojtari.

Paga e tij është ndër më të lartat në skuadër, por paraqitjet janë të pakta. Ish -mesfushori i Arsenalit ka luajtur më shumë minuta me Uellsin sesa me Juventusin: 447 minuta në gjashtë paraqitje me Uellsin dhe vetëm 378 në 11 paraqitje me Juventusin, sipas Opta.

Alvaro Morata

Juventusi po reflekton mbi mundësinë e blerjes së Alvaro Moratas nga Atletico Madrid për mbi 35 milionë euro.

Morata ka qenë gjithmonë një pikë referimi për Paraticin, i cili e bindi presidentin Andrea Agnelli të investojë përsëri në sulmuesin spanjoll edhe pas një sezoni të keq me Atleticon.

Massimiliano Allegri këmbëngulë për të blerë Dusan Vlahovic nga Fiorentina dhe nëse kjo marrëveshje përfundon, do të mbyllte çdo diskutim mbi blerjen e sulmuesit spanjoll. Juventusi ka paguar 20 milionë për dy vite për huazimin dhe mund të ndodh që pjesën tjetër të mos e paguajë për ta lënë spanjollin të kthehet te Atletico.

Dejan Kulusevski dhe Weston McKennie

Edhe dyshja e ardhur rishtazi në Juventus, nuk janë se kanë shkëlqyer. ata janë në bankën e të akuzuarve sepse shfaqjet e tyre kanë qenë shumë të diskutueshme në top-fluturimet italiane këtë sezon.

Tottenham mund të jetë gati për të blerë dy mesfushorët e rinj, të cilët kanë përjetuar momente shumë të vështira në Torino.

Juventusi pagoi për Kulusevskin rreth 35 milionë euro, ndërsa për McKennie rreth 20 milionë euro përfshirë bonuset.

Sot të dy janë lojtarë që kalojnë pjesën më të madhe të kohës në stol dhe kanë luajtur shumë pak pas kthimit të Allegrit verën e kaluar.

Ndjenja është se Juventus ka vendosur t’i shes dhe Paratici mund ti marr të dy në paguan afër 60 milionë euro.

Adrien Rabiot

Paga e tij prej 7.5 milionë euro në vit mbetet një mister duke marrë parasysh performancat e tij të dobëta gjatë dy viteve të fundit dhe ai mund të shihet si një nga gabimet më të mëdha në historinë e klubit.

Rabiot kërkohej nga Paratici, i cili e transferoi atë falas pas gjashtë muajsh pasiviteti me PSG -në, por koha e tij në Torino ka qenë katastrofike.

Juventusi nuk ka ndërmend të ofrojë një rinovim të kontratës me rritje page dhe për momentin nuk ka asnjë takim zyrtar për një marrëveshje të re. Statusi i tij kontraktual mund të bëjë që Juventusi të presë edhe 12 muaj para se të bëjë një ofertë, siç ndodhi me Paulo Dybalan.

Dështimi për të ofruar Erling Haalandin

Erling Haaland ishte afër bashkimit me Juventusin nga Molde, gjqë që u zbulua nga ish drejtori Giuseppe Marotta, duke mos pranuar të paguajë 4 milionë euro.

Paratici më parë e pranoi se nuk ishte në gjendje ta sillte të riun norvegjez në Itali.

Klubi italian nuk ka arritur kurrë të zëvendësojë siç duhet Gonzalo Higuainin dhe Mario Mandzukicin, duke mbetur pa numrin 9 të vërtetë.

Sot Haaland vlen mbi 150 milionë euro. Nëse Haaland do të ishte bërë lojtar i Juventusit, klubi do të kishte një nga sulmuesit më të mirë në botë aktualisht në gjirin e saj.


Shtuar 14.10.2021 22:55