Deklaratat e Luka jovic për Fiorentinën nuk kaluan pa u vënë re.
Sulmuesi serb, megjithatë, gjatë intervistës sër tij për “ATV” foli edhe për përvojën e tij në Real Madrid, duke pranuar disa fakte.
“Ishte mirë. Ishte një përvojë e madhe për mua dhe jam shumë i nderuar që isha pjesë e klubit më të madh në botë. Por unë mendoj se shkova shumë shpejt te Reali dhe kur mbërrita, Karim Benzema shpërtheu deri në momentin që fitoi Topin e Artë me shumë meritë.
Në fillim isha shumë i pafat. Fillimisht Covid, pastaj disa dëmtime, por për mua ishte padyshim një eksperiencë e madhe”, është shprehur Jovic./ h.ll/albeu.com