Joshua i sinqertë: Nuk krahasohem me Mike Tyson, ai është dërguar nga parajasa për të boksuar

Pak ditë para ndeshjes së madhe me Usyk, Joshua ka folur me superlativa të mëdha për një boksierët më të mirë në histori, kampion i peshave të rënda, Mike Tyson.

Joshua shprehet se është dërguar nga parajsa për të boksuar, ndaj me të nuk mund të krahasohet.

“Shiko në futboll, Mayweather është sikurse Messi apo Ronaldo në boks. Jo gjithkush mund të jetë sikurse Mike Tyson, ai është dërguar nga parajsa për të boksuar”, tha ai.

“Mike është një ‘specie unike’. Kam mësuar shumë nga ai, por nuk mund të jem si ai”, përfundoi ai.

Joshua do ta ketë një test të vështirë të shtunën ndaj Oleksandr Usyk, përballje kjo e cila do të vendosë shumëçka në lidhje me “pushtetin” e vërtetë të britanikut në boks.

Meçi i parë në mes të dyshes përfundoi me fitoren e ukrainasit, diçka e cila nuk mund të kapërdihet assesi nga Joshua nëse përsëritet./albeu.com