Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, publikoi sot listën e lojtarëve që do të jenë prezent në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë, ku kishte dy mungesa.
Mirlind Daku dhe Arbnor Muja nuk janë pjesë e listës së kuqezinjve për këto dy ndeshje.
Sulmuesi nga Gjilani, i cili luan në Rusi te Rubin Kazan, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video dhe ka shkruar: “Jeta vazhdon”.
Më pas, 26-vjeçari dardan, autor i 5 ndeshjeve dhe 1 goli me kuqezinjtë, shkroi në koment se ky reagim nuk ka lidhje me mungesën e ftesës nga Shqipëria.
“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”.
Daku ka hasur në konkurrencë të fortë te Shqipëria, pasi Armando Broja dhe Rey Manaj janë kthyer, me këtë të fundit që po shënon pambarim gola në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/