Javier Zanetti: Interi është si një familje për mua, për të fituar në fushë duhen drejtues të fortë

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, foli për “L’Economia del Correre della Sera”, duke dhënë mendimin dhe vizionin e tij në lidhje me rolin e tij të ri menaxherial të ekipit.

“Tani të fitosh për dua do të thotë ta bej klubin të rritet në aspektin ekonomik dhe social, e më pas të investosh në pjesën sportive.

Tani jam duke punuar në zhvillimin e markës, me focus në marrëdhëniet ndërkombëtaret. Vitet e fundit kam kuptuar se për të fituar në fushë, duhet të ndërtosh një ekip drejtuesish të fortë edhe jashtë fushës. Dhe kjo gjë nuk ka të bëjë vetëm me aftësitë, por edhe me vlerat dhe mentalitetin.

Interi është familje për mua dhe, për të kryer rolin tim të ri në mënyrën më të mirë të mundshme, më duhej të përgatitesha në mënyrë adekuate. Kështu që vendosa të nis një rrugë në “SDA Bocconi”, duke u regjistruar në “Trajner ekzekutiv dhe menaxhim sportiv”, me synimin për të zgjeruar vizionin tim të futbollit dhe për të kontribuar në të mirën e klubit”, është shprehur ish-kapiteni i Interit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.04.2022 15:38