Japoni-Spanjë: Shpresat e kualifikimit dhe vendi i parë

Japonia dhe Spanja janë në garë për ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit E të Kupës së Botës.

Një ndeshje ku të dyja skuadrat kërkojnë rezultatin që do t’i dërgojë në fazën tjetër. Japonia është e sigurt se do të

Spanja edhe me humbje duket shumë e vështirë të qëndrojë jashtë pasi Kosta Rika do të duhet gjithashtu të mundë Gjermaninë për të fituar me 7-8 gola diferencë.

Me fitore del e para, me barazim do të presë të shohë rezultatin Kosta Rika-Gjermani për të ditur se ku do të përfundojë, pasi me barazim do të jetë e para, me fitore për Gjermaninë sërish e para ndërsa me fitore për Kosta Rikën ajo do të jetë e dyta.

Japonia po vjen nga një humbje 1-0 ndaj Kosta Rikës në një ndeshje ku ishte superiore, por pagoi në mbrojtje. Në të njëjtën kohë, ajo humbi mundësinë për të marrë fitoren që do ta dërgonte tashmë në 1/16.

Formacionet e mundshme:

Japoni (Jaime Moriyasu/ 4-2-3-1): Goda – Yamane, Itakura, Yoshida, Nagatomo – Morita, Tanaka – Doan, Kamada, Ito – Asano.

Spanjë (Luis Enrique): Simon – Carvajal, Pau Torres, Laporte, Alba – Koke, Pedri, Soler – Ferran Torres, Morata, Olmo. /G.D albeu.com/


Shtuar 1.12.2022 08:56