Përplasje mes tre automjetesh në Gostivar, plagosen rëndë dy 14-vjeçarë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gostivar, ku u përfshinë tre automjete dhe u dëmtua edhe një makinë e parkuar. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja u regjistrua në orën 22:10, në kryqëzimin e rrugëve “Kej Vardar” dhe “Tode Bogdanovski”.

Të lidhura

None found

Në aksident u përfshinë një “Golf” që drejtohej nga 18-vjeçari E.R., një tjetër “Golf” në drejtimin e 19-vjeçarit B.A. dhe një “BMW” që drejtohej nga 25-vjeçari M.M. Të tre shoferët janë nga Gostivari. Përplasja preku edhe një “Passat” të parkuar, në pronësi të 54-vjeçarit E.S.

Dy pasagjerët 14-vjeçarë kanë marrë plagët më të rënda. Pas trajtimit fillestar në Qendrën Urgjente në Gostivar, ata janë dërguar për mjekim të mëtejshëm në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Me dëmtime trupore kanë mbetur edhe drejtuesit e dy “Golfeve”, B.A. dhe E.R., si dhe pasagjerët A.S. dhe B.L. Në vendngjarje ka kryer këqyrjen një ekip i Policisë së Gostivarit.


Shtuar më 4.10.2026 17:22

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişholiganbetsekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis girişmarsbahis