Ciro Immobile rikthehet për të folur për Kombëtaren , pas barazimit me Irlandën e Veriut që do t’i detyrojë Azzurrët të luajnë në play – off për hyrjen në Botërorin e ardhshëm.
Sulmuesi i Lazios nuk mundi të ndihmonte shokët e tij në dy ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi dhe tani shpreh keqardhjen:
“Ky gabim nuk ishte i nevojshëm. Nuk do të jetë e lehtë të luash për Kupën e Botës në mars duke rimenduar atë që ndodhi në 2017-n”, shprehet Immobile.
Sulmuesi gjithashtu foli edhe për mundësinë që ai të mos jetë gati për klubin e tij në përballjen kundër Juventusit në Serie A.
“Shpresoj të luaj, në do të përpiqemi”, përfundon ai. r.t/albeu.com