Italia merr lajmin e keq të radhës, Verrati rrezikon “Euro 2020”

Marco Verratti (28-vjeçari) ka pësuar një lëndim dhe pritet ta humbas pjesën tjetër të sezonit.

Ashtu sic shkruajnë mediat, Verratti pritet të mungoj rreth 4-6 javë.

Ky lëndim vjen vetëm një muaj larg nisjes së Kampionatit Europian ‘EURO20’.

“Marco është shumë i zhgënjyer. Ashtu edhe ne. Ai s’do të jetë me ne në fund të këtij sezoni. Shpresojmë që të bëhet gati për Euro”, ka thënë trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino.

Kujtojmë që në grup të EURO20, Italia ka si kundërshtarë: Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin

Shtuar 11.05.2021 03:05