Italia lehtëson masat, ja kur mund të mbushen stadiumet plot

Situata nga koronavirusi në Europë është më e lehtësuar dhe shumë shtete po lirojnë tashmë kufizimet e marra në Janar kur pati dhe një boom shpërthimesh me infektime.

Italia ka vendosur të lehtësojë githashti masat ashtu si disa vende të tjera dhe për tifozët ka një lajm shumë të mirë.

Siç ka konfirmuar ANSA, stadiumet në Itali do të mbushen 100% të kapaciteteve duke nisur nga 1 Prilli.

Është ky drafti që ka përgatitur Ministria e Shëndetësisë në Itali por ka dhe një kusht që stadiumet të mbushen plot me detyrimin që tifozët të paraqiten me Green Pass.

Pra vaksinimi i detyrueshëm për tifozët që në fakt nuk është pengesë e madhe pasi në vendin fqinj përtej detit ka një normë të lartë vaksinimi kundër Covid-19.


Shtuar 17.03.2022 17:24