Gëzimi i madh në Olimpico për Interin e Simone Inzaghit. Pas finales së djeshme, tekniku zikaltër foli në sallën e shtypit me gazetarët.
Sa i madh është gëzimi për fitoren e kupës dhe sa besim keni për dy ndeshjet e fundit të kampionatit?
“Ne e dimë që kemi këto dy ndeshjet e fundit shumë të rëndësishme. Nga nesër në mëngjes do të mendojmë intesivisht, por mendoj se është gjithashtu e drejtë të shijojmë një mbrëmje të tillë, një udhëtim që i shtohet Superkupës së fituar disa muaj më parë.
Ishin dy trofe që Interit i kishin munguar prej vitesh, jam shumë i kënaqur që isha unë ai trajner që bëri të mundur këtë gjë. Dua të përgëzoj ekipin tim, ata nuk janë dorëzuar në asnjë sekondë të lojës.
Çfarë i the ekipit para se të fillonin shtesat?
“Thjesht thashë se duhet të besojnë, se në kohën shtesë duhet të besosh dhe të japësh maksimumin.
Juve kishte disa ndryshime dhe kështu ne ndryshuam diçka në fushë, por ekipi im di të lëvizi në fushë dhe të dalë nga situata të vështira, i përgëzoj.”/ h.ll/albeu.com