Mesa duket tekniku italian Inzaghi e do me patjetër Lautaron të gatshëm për ndeshjen ndaj Lazios.
Sulmuesi argjentinas bashkë me Correa-n duhen të jenë në kohë në Itali për ndeshjen ndaj ekipit romak.
Sipas “LaGazettaDelloSport” , klubi zikaltër ka paguar një çarter personal për Martinez-in me kërkesë të Inzaghit i cili e do me patjetër startues në Olimpico./albeu.com