Interi përshpejton negociatat me Dybalan

Paulo Dybala ende nuk e ka rinovuar kontratën me Juventusin dhe gjithçka tregon se ai do ta mbyllë aventurën në Torino pas 7 sezonesh. Parimisht disa muaj më parë dukej se marrëveshja ishte mbyllur por ardhja e Vlahovic bëri që ata të ulnin ofertën e parë.

Tashmë pozicionet mes dy palëve janë mjaft larg dhe lojtari tashmë po vlerëson mundësitë e ndryshme për të vazhduar karrierën, ku destinacionet e tij më të mundshme janë Spanja apo Italia.

Sipas informacioneve të TodoFichajes, Interi është duke negociuar me agjentin e lojtarit. Klubi lombard duhet të inkorporojë talentin pas një viti tranzicioni dhe transferimi i argjentinasit do të përshtatej në mënyrë perfekte me nevojat ekonomike të entitetit pasi nuk do të ishte e nevojshme të paguhej një shifër për transferimin.

Burime pranë TDF konfirmojnë se bisedat janë përshpejtuar ditët e fundit dhe madje lojtari tashmë i ka thënë po interistasve për të zbritur në Milano sezonin e ardhshëm. /albeu.com


Shtuar 7.03.2022 19:22