Inter ka komunikuar zyrtarisht në rrjetin social Instagram se Eriksen nuk është më një lojtar zikaltër.
Problemi në zemër nuk e lejon danezin të luajë në Itali sipas rregullave të Federatës. Flitet se Christian Eriksen mund të rikthehet tek njëri prej ish-ekipeve të tij si Odense, Ajax ose Tottenham.
Eriksen luajti për Interin në 60 ndeshje ku shënoi 8 gola dhe asistoi 3 herë.
Postimi i Inter-it:
“Edhe pse Interi dhe Christian Eriksen tani po ndahen, lidhja e tyre nuk do të prishet kurrë. Ne kemi mbledhur disa nga kujtimet nga koha e tij në Inter në këtë mesazh të veçantë: kohë të mira, kohë të vështira, gola, fitore dhe festime të Scudettos me tifozët jashtë San Siros.”/h.ll/albeu.com
View this post on Instagram