Nga ndarja te rikthimi, Katerina Goga rrëfen çfarë ndodhi me Arnoldin: Jemi paranormalë ne të dy

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Katerina Goga, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur për marrëdhënien e saj me Arnold Damazetin. Gjatë emisionit, Katerina zbuloi se dyshja është pajtuar dhe se marrëdhënia e tyre ka marrë një tjetër drejtim.

“Jemi pajtuar, ta them kështu”, u shpreh Katerina, duke treguar se gjatë muajve të fundit ajo dhe Arnoldi kishin vijuar të komunikonin.

Të lidhura

None found

Sipas saj, Arnoldi kishte pasur vështirësi në shprehjen e ndjenjave dhe i ishte dashur pak kohë për të kuptuar atë që ndiente. Katerina tregoi se, vetëm dy ditë më parë, ai i kishte dërguar një mesazh të gjatë, në të cilin kishte reflektuar për marrëdhënien e tyre dhe për sakrificën që ajo kishte bërë duke sjellë në jetë vajzën e tyre.

“Ai një herë shprehet, nuk shprehet kollaj”, tha Katerina, duke treguar se mesazhi i tij e kishte prekur shumë.

Duke folur për raportin e tyre aktual, Katerina sqaroi se nuk bëhet fjalë thjesht për komunikim, por për një rikthim të marrëdhënies që kishin më parë.

“Jemi rikthyer te lidhja që kishim. Një lidhje shpirtërore që e kuptojmë vetëm ne, jemi paranormalë ne të dy”, u shpreh ajo.


Shtuar më 29.09.2026 21:42

sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetjojobetjojobet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetbahsegelbahsegelholiganbet