Klubi “zikaltër” ka kërkuar informacion rreth lojtarit të klasit 2002, Karim Adeyemi.
Talenti gjerman është duke shënuar shpesh për Salzburgun dhe kështu ka rënë në radarët e Inter-it.
Sipas televizionit gjerman “Sport1”, dje agjenti i tij ka takuar drejtuesit e Inter-it për të folur rreth të ardhmes së sulmuesit.
Drejtori sportiv i Salzburgut ka bërë të qartë se sulmuesi do të mbyllë sezonin me ta dhe më pas do të studiohen mundësitë e një largimi.
Adeyemi ka shënuar plotë 13 gola deri më tani./H.LL/albeu.com