Inter nuk ka dyshim që Milan Skriniar është më i rëndësishmi i repartit defensiv dhe i projektit zikaltër.
Mbrojtësi është në një formë të shkëlqyer dhe gjithmonë ka qënë me fanellën zikaltër, kështu që Inter dëshiron ta sigurojë atë që të mos largohet. Skriniar edhe vet e ka deklaruar se nuk dëshiron të largohet nga kampionët në fuqi.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Skriniar ka një kontratë deri në vitin 2023, dhe Intër dëshiron të rinovojë me të deri në vitin 2026. Ai do të marrë një pagë sezonale prej 4,5 milionë euro plus bonuse./ h.ll/albeu.com