Inter në kontakte të avancuara me mesfushorin e Sassuolos

Inter nuk dëshiron të humbasi kohë dhe Marotta ka filluar punën që tani për të transferuar në verë mesfushorin italian të Sassuolos, Frattesin.

Sassuolo e vlerëson lojtarin diku te 20-25 milion euro dhe 22-vjeçari shikohet si një alternativë e Barellas dhe Calhanoglu.

Marotta dhe Carnevali janë në bisedime të avancuara dhe ‘Tuttosport’ raporton se djaloshi romak është shumë pranë marrëveshjes me zikaltërit që tani./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.02.2022 16:11