Inter ka shënuar fitore me rezultat 4-2 në udhëtim ndaj Romës në kuadër të javës së 24-të në Serie A, duke bërë një hap gjigant drejt titullit kampion.
Inter ishin të parët që kaluan në avantazh kur Francesco Acerbi (17’) shënoi me kokë për 1-0 për epërsinë e zikaltërve.
Roma reagoi duke barazuar rezultatin disa minuta më vonë me Gianluca Mancini (28’) i cili shënon me kokë nga një distancë e konsiderueshme për 1-1.
“Giallorossët” arritën që ta rikthejnë rezultatin kur Stephan El Shaarawy (45’) mori një top të mirë brenda zonës dhe shënoi në cepin e majtë të Sommer për 2-1.
Reagimi i Interit në pjesën e dytë ishte fantastik, duke arritur që të shënojnë tre gola dhe duke marrë një fitore me rikthim spektakolar.
Fillimisht ishte Marcus Thuram (49’) i cili gjendet mirë brenda zonës dhe pa probleme shënon për të barazuar shifrat në 2-2.
Vetëm disa minuta më vonë, “Nerazzurrët” gjejnë golin përsëri, ku kësaj radhe ishte Angelino (56’) i cili shënoi autogol për t’i dhënë avantazhin prej 3-2 Interit.
Krejt në fund të ndeshjes gol arriti që të shënojë edhe Alessandro Bastoni (94’) për të çuar avantazhin e Interit në 4-2.
Inter tani vazhdon si lider me 60 pikë të grumbulluara, shtatë më shumë se Juventusi në vendin e dytë me 53 pik
ë. /Telegrafi/